Abdixhiku takohet me Hovenierin, flasin për raportet Kosovë – SHBA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier, në selinë e partisë.

Në këtë takim, Abdixhiku tha se diskutuan “hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”.

“Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë”, shkruan tutje Abdixhiku.

Postimi i tij i plotë:

Ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier e prita në takim në Selinë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Diskutuam hapur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore por dhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Në prag të 16 vjetorit të pavarësisë, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik. Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë. 🇽🇰🇺🇸

LDK mbetet e përkushtuar në këtë drejtim. Me bindje dhe vullnet të plotë politik.

Lajmet Abdixhiku takohet me Hovenierin, flasin për raportet Kosovë – SHBA >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>