Abdixhiku takohet me eurodeputetin gjerman, kërkon mbështetje nga mërgata për McAllister

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me eurodeputetin David McAllister, në Winsen të Gjermanisë.

Abdixhiku me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka deklaruar se nga mërgimtarët ka kërkuar mbështetje për McAllister në zgjedhjet evropiane.

“Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror”.

“Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm që njeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike”, ka thënë Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Në Winsen 🇩🇪 mbajtëm tubimin e radhës me bashkëatdhetarë. Këtu kërkova mbështetje për mikun e madh të Kosovës dhe përpjekjeve tona nacionale, eurodeputetin David McAllister.

Në këtë moment kyç të zgjedhjeve evropiane, mërgata jonë e madhe, duhet të tregojë aktivizim. Jo vetëm për të shpërfaqur më së miri interesat e tyre në vendet ku jetojnë, por dhe për të qenë forcë përcaktuese tanimë përtej kufijve tonë shtetëror. Dhe në këtë moment kyç është thelbësore që ne të mbështesim një kandidat që jo vetëm ka treguar angazhim, jo vetëm që ka treguar pasion, jo vetëm qënjeh ëndrrat tona e i kupton nevojat tona, por një kandidat që në gjithë veprimtarinë e vet politike ka gjetur kohë të vendosë Kosovën në ballë të angazhimit personal politik duke dhënë rezultate të prekshme drejt kauzës sonë euroatlantike.

Në David McAllister, ne kemi një zë që i bën jehonë synimeve tona. Mbështetja e kandidaturës së tij nuk është thjesht një akt politik; është një angazhim kolektiv për mirëqenien dhe prosperitetin e Kosovës. Për ta thënë më thjeshtë, është një obligim patriotik!

Në dy vikende, këtë dhe atë të shkuarin, mbajtëm katër tubime në katër qytete me bashkëatdhetarë; tre nga të cilat promovonin figurat evropiane në mbështetje të Kosovës. Për këtë, e gjithë angazhimin e bërë, mbesim të përmbushur. Ju faleminderit bashkëatdhetarë!

Lajmet Abdixhiku takohet me eurodeputetin gjerman, kërkon mbështetje nga mërgata për McAllister >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>