Abdixhiku takohet ambasadorin zviceran: Thirrja jonë për ndryshim po merr mbështetje anekënd Kosovës

Lider i LDK-së , Lumir Abdixhiku, sot në selinë e partisë e ka pritur ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

Lidhur më këtë takim Abdixhiku e Sprecher kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Abdixhiku i ka folur ambasadorin zviceran për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje.

Ai ka shtuar se “Turneu i Ndryshimit” po merr turne anë e kënd Kosovës.

“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Sprecher, diskutuan për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Jürg Sprecher lidhur me përgatitjet e LDK-së rreth zgjedhjeve, duke theksuar angazhimin e LDK-së për të realizuar programin politik “Rruga e Re”, i cili përmban projekte konkrete që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. U diskutua edhe për rrugëtimin e “Turneut të Ndryshimit”, si dhe mbështetjen e jashtëzakonshme qytetare që po merr ky turne anë e kënd Kosovës, si përgjigjje ndaj thirrjes tonë për ndryshim.”

Po ashtu ata kanë diskutuar “edhe për projekte që synojnë thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve, ndërsa kryetari Abdixhiku falënderoi ambasadorin Sprecher për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, në proceset demokratike dhe zhvillimore të saj”./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker