Abdixhiku prezanton projektin e stadiumit të ri kombëtar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin që ai ka për Stadiumin Kombëtar të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kyrpjekt do të jetë investim prej 60 milionë eurove, dhe se do të ketë ulëse prej 25-30 mijë.
“Një ndër projektet e prezantuara dje, në takimin me biznese e investitorë potencial, është edhe Stadiumi i ri Kombëtar i Kosovës. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, në Prishtinë; dhe do të ketë kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! “, ka shkruar Abdixhiku./21Media