Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka marrë përkrahjen blanko të Qeverisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim në profilin e tij zyrtar lidhur me intervistimin disa orësh të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Abdixhiku ka shkruar se njeriu të cilin e ka marrë në mbrojtje e gjithë Qeveria, është duke intervistuar në Prokurorinë Speciale që nga ora 8 e mëngjesit.

Kreu i LDK-së ka thënë se Berishaj kishte marrë 1.5 milionë euro në ndërmjetësimin që kishte bërë për blerje të energjisë dhe shton se para Komisionit Hetimor kishte fshehur të gjithë pasurinë. Për gjithë këtë, Abdixhiku thotë se ambasadori Berishaj e kishte marrë përkrahjen blanko të Qeverisë së Kosovës.

“Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë.

Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë.

Për të gjitha këto vepra kishte marr mbështetjen blanko të Qeverisë”, ka thënë Abdixhiku.

‘Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot,  jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret. Sot janë nënshkruar 2 tenderë sekret, në vlerë prej gjysmë milioni euro.Partia në pushtet bëri një arsyetim. Nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne.

Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis!”, ka thënë Abdixhiku.

Lajmet Abdixhiku për Berishajn: Njeriu që ka marrë përkrahjen blanko të Qeverisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>