Abdixhiku para liderëve të djathtë evropianë kërkon njohje nga pesë vendet e BE-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është duke marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane.

Abdixhiku ka thënë se e djathta evropiane do të garojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian si favorit.

Ai ka thënë se gjatë adresimit ka shtruar pikëpamjet e tij, duke përmendur edhe rrezikun e sigurisë së Kosovës që i kanoset nga Serbia. Po ashtu ka kërkuar njohje nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Para delegtëve e liderëve evropiane të djathtë, shtrova pikëpamjet politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbi rrugëtimin tonë origjinal euroatlantik, rreziqet e sigurisë nga Serbia, nevojën e menjëhershme për njohjet e pesëshes; sikurse dhe betejën tonë të përbashkët evropiane kundër popullizmit”.

“E djathta evropiane do të garojë si favorite në zgjedhjet e ardhshme Evropiane. Fitorja e saj është siguri për Republikën e Kosovës, Ballkanin Perëndimor dhe vet projektin e Bashkimit Evropian. LDK-ja mbetet gardiane e demokracisë dhe relacioneve me aleatë. E ardhmja jonë është Evropa. Aty duhet ta ankorojmë vendim tonë, si testament për të shkuarën, si obligim për të ardhmen”, ka thënë Abdixhiku.

Lajmet Abdixhiku para liderëve të djathtë evropianë kërkon njohje nga pesë vendet e BE-së >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>