Abdixhiku në Ferizaj: Më 9 shkurt, bashkë do të ndërtojmë të ardhmen e Kosovës

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherazi kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, vizitoi sonte qytetin e Ferizajt në kuadër të Turneut të Ndryshimit. Gjatë këtij takimi, Abdixhiku i falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për vizionin dhe misionin e LDK-së.

“Në sallën e mbushur plot, shkëlqeu fort zjarri i shpresës dhe vendosmërisë qytetare për ndryshim – njësoj si në çdo ndalesë të këtij turneu frymëzues. Qytetarët e Ferizajt na treguan qartë se ata janë gati të bashkohen me ne e ta çojnë këtë vend përpara drejt të ardhmes më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë,” tha Abdixhiku.

Ai deklaroi se sonte shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart në Ferizaj dhe lidhja e tij me qytetarët u bë më e fortë e më e pandalshme. “Çdo shikim plot shpresë, çdo duartrokitje, dhe çdo brohoritje është shenjë se lidhja jonë drejt ndryshimit është më e fuqishme se kurrë. Sonte në Ferizaj, shpresa për ndryshimin e madh u ngrit më lart, e lidhja jonë u bë më e fortë e më e pandalshme! Më 9 shkurt, bashkë, do ta ndërtojmë të ardhmen tonë dhe do ta realizojmë ëndrrën e madhe për Kosovën që e ndajmë të gjithë,” shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku prezantoi kandidatët për deputetë nga Ferizaj, duke përfshirë Visar Azemin, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin. “Nga Ferizaj, me nominimet tona për kandidatët për deputet, kryetarin e degës, Visar Azemin, kryetarin e Forumit të Rinisë, Paris Gurin, Bahrije Hysenin dhe Ibadete Mehmetin, dalim më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të kërkuar mbështetje nga secili prej jush dhe nga gjithë Kosova. Bashkë me 9 shkurt, do të bëhemi ndryshimi,” përfundoi Abdixhiku.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker