Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, flasin për përgatitjet për zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoi se ka diskutuar për listat zgjedhore dhe komisionerët e vëzhguesit e partisë në një takim me kryetarët e degëve.

Abdixhiku tha se kanë biseduar edhe për takimet e ardhshme me qytetarë, ndërsa përmendi “konsolidimin e së djathtës në Kosovë”.

“Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik. Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë. Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajmet Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve, flasin për përgatitjet për zgjedhje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>