Abdixhiku: LDK dhe Llapi janë një

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Podujevë. Abdixhiku tha se LDK dhe Llapi janë një dhe se “Pa Llap nuk ka LDK, e pa LDK nuk ka as Llap”.
“Sepse jemi një, të njëjtë, LDK dhe Llap, janë një! Ishim dje, jemi sot, do të jemi dhe më 9 shkurt. Pra Llapi dha gjithçka! Llapi duhet t’i japë LDK-së dhe Kosovës sërish! Sidomos tani, sidomos në këtë moment, sidomos në këtë udhëkryq”, tha Abdixhiku.
“Kemi nevojë për përbashkimin tonë të brendshëm kombëtar, si domosdoshmëri e një shpërthimi të madh nacional. Dhe ky shpërthim i madh nacional nis mu këtu, mes jush, mu në zemrën e të djathtëve, mu në Llap”, tha Abdixhiku.
Ai tha se “LDK e ka lënë në gjysmë rrugëtimin historik për bërjen e Kosovës”.
“Shpërthimi i madh nis aty ku ndarja jonë, në Llap, dha dridhje nacionale! Dhe rinis pikërisht këtu në Llap, ku përbashkimi ynë i madh, si ky sonte, do të japë dridhje kombëtare! Sepse, siç e themi gjithnjë, LDK dhe Llapi janë një! Kushtrimi bie për ata që kanë zemër e mendje të dëgjojnë”, tha Abdixhik