Abdixhiku kritikon Kurtin: Viti i katërt i pushtetit popullist

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një status në profilin e tij në “Facebook” teksa tregoi për vizitën e bërë në Viti, aty ku qeveris partia e tij, tha se në nivelin qendror po futemi në vitin e katërt të “pushtetit popullist”.

Andaj sipas tij, me qeverinë Kurti “ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”.

“Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, vijon Abdixhiku.

Ai shpreh brengë për largimin e qytetarëve nga vendi duke thënë “koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik”.

Postimi i plotë:

Javë e re, takime mobiliziuese të tjera!

Sonte qëndrova në Viti.

Aty takova strukturat udhëheqëse të degës sonë; kryesinë e degës, kryetarët e nëndegëve, forumet e këshilltarët lokal. Një strukturë sa vitale aq dhe me plot vullnet! Mes bashkëpartiakëve të Lidhjes, shtrova kërkesën për mobilizim partiak gjithënacional; siç dhe parashtrova planet tona për këtë vit zgjedhor.

Teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit popullist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet; për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë.

Sepse zhvillimi nuk është synim. Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë!

Në vend të kësaj, ne po udhëhiqemi nga politika të vazhdueshme përplot simbolikë. Aso të zhurmshme që marrin vëmendje dy-tre muajshe, por s’japin një ndryshim të vetëm për t’u mbajtur në mend; as në ekonomi, as në infrastrukturë, energjetikë, arsim, shëndetësi, sport apo kulturë. Zero ndryshim!

Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik.

Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim!

LDK do të qëndroj në çdo qytet e fshat, për të shpërndarë mesazhin tonë të qartë. Strukturat tona janë gati! Lidhja është gati!

Lajmet Abdixhiku kritikon Kurtin: Viti i katërt i pushtetit popullist >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>