Abdixhiku ia nxjerr Kurtit videon ku premtonte 160 çerdhe, por i ka realizuar vetëm 4

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk është realizuar premtimi i kryeministrit Kurti për 160 çerdhe të reja dhe shujta falas për nxënësit e klasëve 1-5.

Ai ka publikuar një video në “Facebook” ku Kurti dëgjohet duke thënë: Do të kujdesem që për fëmijët tuaj të krijojmë vende të mjaftueshme në çerdhe duke i shtuar edhe 160 cerdhe në gjithë vendin, dhe të kemi shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Abdixhiku ka shkruar se valuta e vetme në politikë është fjala e dhënë dhe zotimi i bërë.

Ai ka thënë se vetëm 4 çerdhe janë realizuar dhe se fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë.

“Në politikë, valuta e vetme është fjala e dhënë – zotimi i bërë. 160 çerdhe të premtuara, vetëm 4 të realizuara. Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker