Abdixhiku e quan trishtim e dëshpërim protestën e policëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka quajtur trishtim dhe dëshpërim protestën e njësisë Speciale Intervenuese para Qeverisë së Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se heronjtë e Kosovës janë të poshtëruar nga Qeveria e cila sipas tij nuk dëgjon për policët kur ata kanë nevojë.
“Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, ka shkruar ai.
Lajmet Abdixhiku e quan trishtim e dëshpërim protestën e policëve >> Rahoveci INFO.