Abdixhiku e pret në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Abbott

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott në një takim lamtumirës.

Abdixhiku njoftoi në Facebook se ambasadorit ia dhuroi një helmetë ilire që ta mbajë si kujtim nga Kosova, ndërsa tha se me të kishin bashkëpunim të ngushtë e miqësi të veçantë.

“Ambasadorin britanik, Nick Abbott e prita në takimin lamtumirës, në Selinë Qendrore të LDK-së”.

“I dhurova një helmetë ilire, që ta mbajë si rikujtim Kosove e rikujtim të bashkëpunimit të ngushtë që kishim me Lidhjen Demokratike. Me ambasadorin britanik dhe familjen e tij, përveç relacioneve zyrtare kam pasur nderin të zhvillojë dhe miqësi të veçantë. Ishte gjithnjë i matur dhe i ndjeshëm; ishte gjithnjë i përkushtuar për çdo angazhim tonin”, shkroi Abdixhiku.

“E falënderova për punën e tij katër vjeçare në Kosovë. Si një diplomat me përvojë e si një mik i madh i vendit, ai mirëmbajti relacionet mes shteteve tona me plot kujdes e vullnet të mirë. Shfrytëzova rastin dhe ta falënderojë në veçanti për deklaratën e Sekretarit, Cameron gjatë vizitës së tij në Kosovë, si garancë për Republikën tonë, të lirë e sovrane. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar është shtyllë e sigurisë sonë kombëtare. Për këtë, populli i Kosovës, do të jetë mirënjohës gjithnjë!”, shtoi kryetari i LDK-së.

Lajmet Abdixhiku e pret në takim lamtumirës ambasadorin britanik, Abbott >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>