Abdixhiku: Arritëm ta bëjmë rrugën e ringritjes së madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po kandidon për t’u rizgjedhur në krye të partisë.
Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Abdixhiku foli për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar. 333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”.
“Kjo peshë është bukur e rëndë”, tha Abdixhiku.
Ai tha se me të në krye, LDK ka arritur ta bëjë “rrugën e ringritjes së madhe”.
“Së bashku kemi arritur ta bëjmë rrugën e ringritjes sonë të madhe, atë që e kërkonim të gjithë, atë që besonim se do ta gjenim të gjithë. E gjetëm sepse kemi ecur drejt, na gjeti sepse kemi ecur mbarë”, tha Abdixhiku.
“Dy vite e gjysmë më parë, ne u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne”, tha ai, duke përmendur rezultatin më të dobët historik që LDK e mori në zgjedhjet e vitit 2021.
Lajmet Abdixhiku: Arritëm ta bëjmë rrugën e ringritjes së madhe >> Rahoveci INFO.