Abdixhiku: Analistët e pushtetit marrin nga 2 mijë euro për ta sharë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një intervistë ka folur për mediat dhe analistët politikë të cilët marrin pjesë në debate të ndryshme televizive.

Sipas Abdixhikut, “mediat e pushtetit” janë duke e goditur zërin alternativ në vend dhe sipas tij duhet të niset të kërkohet edhe deklarimi i pasurisë edhe për analistët politikë, meqë sipas tij ata po paguhen nga mediat e afërta me pushtetin për të sharë opozitën dhe në mënyrë specifike LDK-në.

“Mediat e pushtetit janë duke e bë një punë të mirë në atakimin e zërit alternativ”, ka thënë Abdixhiku.

 “Tani që i paguajnë analistët nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën. Në fakt nuk është ide e keqe, pasi që janë bërë analistët kaq prezent në jetën publike është mirë të nisim dhe të kërkojmë deklarimin e pasurisë së tyre. Kish me qenë iniciativë bukur interesant, pasi që kaq të zëshëm janë në kritikën publike, sidomos ndaj opozitës, sidomos ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, jam shumë i interesuar me e ndjekë”, ka shtuar tutje kreu i LDK-së, transmeton ATV.

Drejtuesi i LDK-së ka thënë se një pjesë e analistëve janë të mrekullueshëm, por thotë se ka dyshimet e veta për ata që marrin rroga nga pronarë të lidhur me pushtetin.

Sipas Abdixhikut, është e pamundur që për tri vite radhazi të atakohet LDK-ja.

“Por propagandës do t’i them propagandë. Analistët, një pjesë e tyre janë të mrekullueshëm por dikush që merr rrogë nga një pronar i lidhur me pushtetin, kam dyshimet. Është e pamundur që për 3 vite të atakohet LDK, është propagandë mirë e organizuar”, shtoi ai.

Kryetari i LDK-së ka thënë se nuk e ka ditur që dikush që shanë i merr 2 mijë euro në muaj.

“Me shajtë, dhe mi marrë 2 mijë euro në muaj! Është punë e madhe”, ka potencuar mes tjerash kryetari i LDK-së.

Lajmet Abdixhiku: Analistët e pushtetit marrin nga 2 mijë euro për ta sharë LDK-në >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>