Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haki Abazi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ka bërë historinë më të ndritshme “të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Hashim Thaçit edhe Ramush Haradinaj”.

Ai ka thënë se Rugova ka parandaluar vrasjen mes shqiptarëve pas luftës.

“President Ibrahim Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Hashim Thaçit edhe Ramush Haradinaj. Ai ka parandaluar vrasjen mes shqiptarëve pas luftës por mbi të gjitha me mençurinë dhe urtësinë e tij, ai në të gjitha fazat e shpërbërjes së Jugosllavisë ka hapur dyert e gjithë botës që ata të shihnin dhe dëgjonin për fatin e popullit shqiptar dhe tokave të tyre që padrejtësisht janë lënë jashtë kufinjëve të Shqipërisë Londineze!” – ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është me rëndësi të përmendet që Rugova ka qenë i rrethuar me intelektualë të kohës.

“Por ajo që shpesh nuk përmendet e që është qenësore, është aftësia e tij të jetë i rrethuar nga njerëzit më të mirë e më të përgatitur, e patriot të kohës. Rugova e ka dashur popullin, jo për të manipuluar me të, por për t’a çliruar atë dhe për t’a korrektuar historinë e gabuar evropiane.”

“Presidenti Rugova është figurë historike e përmasave të Gandit, Mendelës, Havellit. I papërsëritshëm në formën dhe konceptin e tij unifikues nga brenda dhe efektiv, e i pakompromis në formën e diplomacisë botërore.”

“Por, vlera e tij më e madhe janë njerëzit që e rrethuan, e mbështetën dhe besuan, disa edhe deri në vdekje: Fehmi Agani, Xhemajl Mustafa, Mark Krasniqi, Jusuf Buxhovi, Zekeria Cana, Anton Çetta, Idriz Ajeti, Enver Maloku, Edi Shukriu, Fatmir Sejdiu, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Faruk Spahija, Fadil Ferati, Hasan Abazi, Sanije Aliu, Xhavit Ahmeti, Eqrem Kryeziu, Aqif Shehu, Hebib Shehu, Lutfi Haziri, Ali Sadriu, Adem Salihu…( kërkoj falje për ata që nuk arrijë të përmend).” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka kërkuar që ora e parë e mësimit të hënën që po vije t’i kushtohet jetës dhe veprës së Ibrahim Rugovës.

Lajmet Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>