AAK-ja thotë se Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të KRU-ve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka thënë se shumica e bordeve të emëruara në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë kanë dështuar të jenë profesionale dhe shpesh janë përbërë nga individë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhimin e sektorit të ujit.

Përmes një komunikate për media, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore i AAK-së ka thënë se faktori që ka ndikuar në këtë situatë, është roli i qeverisë e veçmas i kryeministrit Kurti.

“Një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar në këtë situatë është roli i qeverisë, veçanërisht i Kryeministrit Albin Kurti. Pavarësisht premtimeve të përsëritura për përmirësimin e gjendjes në sektorin e ujit përmes instalimit të bordeve profesionale, këto premtime nuk janë materializuar sipas pritshmërive. Në të vërtetë, përzgjedhja e kryesuesve dhe anëtarëve të bordeve shpesh është bërë pa ndjekur një proces transparent dhe të bazuar në merita profesionale”, thuhet në njoftim./21Media


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker