A po jetësohet projekti për banesat e shtetit për çifte të reja?

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare ku thonë se projekti për banimin e përballueshëm po jetësohet. LVV thotë se ministri Liburn Aliu tashmë ka njoftuar komunat për t’i caktuar lokacionet e përshtatshme që i plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave.

Këto banesa do të jenë për çiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara, e që do t’iu mundësohet t’i marrin këto banesa me çmimet të përballueshme.

VV thotë se përmes kësaj do të eleminohen getot dhe do të ketë mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Projekti për Banimin e Përballueshëm po jetësohet. Ministri i MPHI-së, Liburn Aliu, ka njoftuar sot që tashmë është dërguar thirrja te komunat që t’i caktojnë lokacionet e përshtatshme që plotësojnë kriteret për ndërtimin e banesave. Qiftet e reja, punëtorët e administratës dhe familjet me të hyra të kufizuara do të mund të marrin banesa me çmime të përballueshme, ka thënë ai.Do të eliminohen getot. Mundësi banimi për të gjithë qytetarët e Republikës!”, shkruhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Lajmet A po jetësohet projekti për banesat e shtetit për çifte të reja? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>