A kishte dijeni Mali i Zi për sulmin në Banjskë?

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth sulmit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se ndonëse janë pjesë e NATO-s nuk kanë pasur ndonjë informacion lidhur me këtë sulm para se të ndodhte.
Në emisionin “Kallxo Përnime” Abazoviq ka shtuar se po të kishte ndonjë informatë se çfarë do të ndodhte, ata do të ishin të gatshëm që t’u ndihmonin institucioneve të Kosovës.
“Do t’i ndihmonim patjetër institucioneve të Kosovës po të kishim ditur se çfarë ka në plan të ndodhte në Banjskë. Por edhe pasi që ka ndodhë ajo ne nuk kemi ndonjë informatë më shumë lidhur me këtë. Kemi biseduar edhe me ndërkombëtarët aq sa kemi mujtë sa ke edhe Procesi i Berlinit”, është shprehur Abazoviq.
Lajmet A kishte dijeni Mali i Zi për sulmin në Banjskë? >> Rahoveci INFO.