A është gati Nora Istrefi të martohet për herë të dytë?
Këngëtarja e famshme Nora Istrefi në një intervistë për emisionin “1 kafe me Labin” në Rahoveci INFO shpalosi detaje nga karriera dhe jeta e saj private.
Foli për raportet e saj me ish bashkëshortin Robert Berisha, për të cilat tha se janë të mira, shkruan portali Rahoveci INFO.tv.
Derisa u pyet se a është e gatshme të martohet sërish?
“Njeriu njëherë gabon, e dyta herë është problem tani, unë probleme nuk bëj mo”, tha jo.
Nora Istrefi tha se nuk është në lidhje. Megjithatë, shtoi se është e hapur për një gjë të tillë./21Media