A duhet të dërgohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave tek Komisioni i Venecias?

Ligji i ri i cili po përgatitet për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) mund të përfundojë për vlerësim në Komisionin e Venecias.

Por, me këtë propozim nuk është pajtuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës njëherësh deputeti i LVV-së, Valon Ramadani. Sipas tij, ligji nuk ka ndonjë mangësi për ta adresuar në komision.

“Unë mendoj që s’ka hapësirë me dërgu në Komision të Venecias. Ekspertët e kanë punuar këtë projektligj ju po thuani me dërgu në Komision të Venecias, unë s’po kuptoj me dërgu në Venecia” – tha Ramadani, deputet i LVV-së.

Ai ka premtuar se do të organizohen edhe debate publike me qytetarë.

Në të ardhmen, pas një jave, pasi të kalon në lexim të parë, unë si kryetar i Komisionit që në shumicën e qendrave të mëdha, se di a mundemi me mbërri në krejt komunat, në shtatë qendrat e mëdha kemi me ftu qytetarët me diskutu për këtë ligj”, ka deklaruar Ramadani në KallxoPernime.

Por, Labinot Leposhtica nga zyra ligjore e BIRN ka thënë se projektligji për KPM duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias për t’i shmangur keqinterpretimet.

Organizatat ndërkombëtare me thirrje urgjente për Qeverinë të rishqyrtojë ligjin e propozuar për KPM-në

“Minimumi i korrektësisë për këtë projektligj që është me peshë të madhe, është me dërgu në Komision të Venecias, minimumi i korrektësisë është kjo. I diskutuam arsyet”, ka thënë Leposhtica.

Edhe ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se për t’i hequr dyshimet, projektligji për KPM-në duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.

“Valoni duhet me qenë i përgjegjshëm, me thënë po, ne jemi për një ligj transparent, ligj që i shërben qytetarëve, ligj që i shërben mediave dhe ne jemi të gatshëm me çu në Komision të Venecias, nëse ka gabimet, heqja dyshimet, cila është frika e qeverisë që nuk guxon në Venecia?”, ka deklaruar Hasani, raporton Kallxo.com.

Qeveria e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili synon që video dhe audio-materialet e publikuara në platformat për shpërndarjen e videove dhe mediat online të kontrollohen nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).

Ndryshimi sipas Propozim-Ligjit është bërë në kuadër të Direktivës Evropiane 2010/13/EU për Shërbimet Mediale Audio-Vizuele dhe Direktivën (EU) 2018/1808.

Ky projektligj i dorëzuar më 27 janar të vitit 2023 parasheh që platformat për shpërndarje të video-materialeve dhe mediat online t’i nënshtrohen regjistrimit nga KPM-ja nëse dëshirojnë të publikojnë audio dhe video materiale.

Lajmet A duhet të dërgohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave tek Komisioni i Venecias? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>