A do t’i fitojë Kurti zgjedhjet? – Labaresha tregon çka thotë taroti për kryeministrin

Labaresha e ftuar në emisionin ”Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO, ka lexuar letrat tarot për kryeministrin Albin Kurti.
Kryeministri Kurti me muaj të lindjes i përket shenjës së horoskopit Dash, sipas labareshës Dashi është kryelartë, dhe shumë fitimtar si shenjë.
“Mas pari mundem të them se ka kuptim që është kryeministër me shenjën e dashit, dashi është shenja e parë e horoskopit, është shenjë që simbolizon zjarrin, dinë te jetë i ngutshëm, por edhe dinë të kapë momentin”, tregon Labaresha në emisionin ”Ftohtë e nxehtë” në Rahoveci INFO.
Tutje Labaresha tregon karakteristikat e përbashkëta të shenjës së horoskopit Dash dhe Kurtit.
“Dashi është kryelartë, shumë fitimtarë si shenjë. E ka pozitën me shenjën që e ka, dëshiron gjithmonë të jetë i pari dhe për atë arsyje është shenja e parë, kështu që hallall”, tha Labaresha. /21Media
Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë: