A do të largohet Serbia nga KiE nëse pranohet Kosova?, flet Bushati

Ish-Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë.

Bushati ka thënë se kjo retorikë është në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Kjo retorikë shkon në kundërshtim me marrëveshjet e Bashkimit Evropian, sipas të cilave Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Duke tërhequr paralele me Rusinë dhe duke kërcënuar me largim nga Këshilli i Evropës që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është e dobishme as për Serbinë dhe as për minoritetin serb në Kosovë”, ka shkruar Bushati.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për mediat serbe mbrëmë ka thënë se Serbia mund të largohet nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

“Një mundësi është largimi nga Këshilli i Evropës. Hyrja e Kosovës në atë organizatë do të ishte de facto dëbim i Serbisë” ka thënë Vuçiq.

“Do të jetë shumë, shumë e pakëndshme kur (ndërkombëtarët), të dëgjojnë të gjitha detajet se si e kanë gënjyer Serbinë për Këshillin e Evropës dhe të gjitha historitë e tjera. Bëjeni këtë, dhe pastaj do të shohim nëse Serbia dëshiron të qëndrojë apo jo në Këshill të Evropës. Pra, të shohim, ndoshta ju pëlqen ta keni Prishtinën në Këshillin e Evropës më shumë se sa Beogradin dhe Serbinë”, tha Vuçiq. Ai tha se nuk do ta zbulojë deri në fund se cili do të jetë veprimi i tyre.

Presidenti i Serbisë minimizoi rolin e KiE duke thënë se është një organizatë që nuk vendos për asgjë.

Po ashtu duke rikujtuar se Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, para se aplikimi i Kosovës të futet në rend dite, ai përsëriti se anëtarësimi i Kosovës  do të thotë de facto dëbim i Serbisë nga ajo organizatë.

Lajmet A do të largohet Serbia nga KiE nëse pranohet Kosova?, flet Bushati >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>