94 të plagosur nga lëkundjet e fuqishme në Turqi, dy ndërtesa të dëmtuara rëndë! Tërmeti u pasua nga 77 pasgoditje
94 persona mbetën të plagosur pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar këtë mëngjes në Malatya të Turqisë.
Guvernatori i Elazığ, Numan Hatipoğlu tha se 94 persona u plagosën dhe 2 ndërtesa u dëmtuan rëndë nga tërmeti.
Mes orës 10.46 dhe 13.44, kur ndodhi tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, pati 77 pasgoditje në rajon, me magnitudë që varionin nga 0.7 në 3.
Tërmeti është ndjerë në Anadollin Lindor, Anadollin Juglindor dhe Anadollin Qendror, Şanlıurfa, Kahramanmaraş, Siirt, Dijarbakır dhe Elazığ.
Nga ana tjetër, pas tërmetit, mësimi u pezullua për 1 ditë në Malatya, Elaziğ dhe Şanliurfa.
Lajmet 94 të plagosur nga lëkundjet e fuqishme në Turqi, dy ndërtesa të dëmtuara rëndë! Tërmeti u pasua nga 77 pasgoditje >> Rahoveci INFO.