8 viktimat në “Benz”/ Shoferi tentoi t’i ikë policisë me shpejtësi, përfundoi në Vjosë

Mjeti ku udhëtonin 8 viktimat në Këlcyrë raportohet se ishte marrë me qira.

Ai drejtohej nga një qytetar nga Shkodra, i cili është pikasur nga një patrullë policie rreth orën 02:00 që i ka bërë thirrje të ndalojë.

Por shoferi i Benz-it, që udhëtonte me 7 klandestinë nga vendet e treta në makinë, ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë duke shtuar shpejtësinë.

Efektivët i janë vendosur në ndjekje, por më pas u ka humbur nga sytë. Pas shumë kontrolleve u verifikua rreth orës 04:00 se ‘Benz’-i kishte përfunduar në shtratin e lumit Vjosë.

Lexo edhe:

Çipa: Makina me klandestinë ishte me shpejtësi, iu shmangën policisë

Drejtuesi i mjetit raportohet se ka qenë duke udhëtuar me mbi 200 km/orë, duke bërë që të humbiste kontrollin dhe të “fluturonte” rreth 300 metër në vijë ajrore nga rruga drejt lumit.

Shpejtësia e lartë e mjetit konfirmohet edhe nga fakti se para momentit fatal ‘Benz’-i që drejtohej nga një person nga Shkodra, nuk është përplasur fare me bordurën metalike të rrugës, por ka përfunduar në shtratin e lumit.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Këlcyrë, humbin jetën 7 refugjatë dhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra

Lajmet 8 viktimat në “Benz”/ Shoferi tentoi t’i ikë policisë me shpejtësi, përfundoi në Vjosë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>