-53 gradë celsius, Kina përfshihet nga i ftohti ekstrem

Qyteti Mohe, i njohur ndryshe edhe si “Poli Verior”  në ekstremin verior të Kinës, ka regjistruar temperaturën më të ulët në historinë e tij.

Mësohet se ditë e djel, sipas stacionit meteorologjik vendas, u regjistrua temperatura më e ulët -53 gradë Celsius, që theu lehtshëm rekordin e mëparshëm prej minus 52.3 gradë, në 1969-n.

Megjithatë, niveli i arritur tashmë nuk është i pari në serinë e rekordeve kombëtare të Kinës. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet është minus 58 gradë, në qytetin Genhe, në dhjetor të 2009-s.

Moti i ftohtë nuk përbën risi për qytetin Mohe. Mediat vendase raportojnë se ky vend konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e dimrit atje zakonisht zgjat 8 muaj.

Rrjedhimisht, ai është kthyer në një atraksion turistik me parqet me dëborë dhe pistat për ski. Vitin e kaluar atje u mbajt edhe një maratonë dimërore.

Në javët e fundit, autoritetet meteorologjike kineze paralajmëruan uljen e temperaturave dhe intensifikimin e erërave të forta në rajon.

Lajmet -53 gradë celsius, Kina përfshihet nga i ftohti ekstrem >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!