51 pacientë po shërohen jashtë vendit! Maqedonia e aktivizon Mekanizmin për Mbrojtje Civile të BE-së

Deri më tani 51 pacientë nga të lënduarit në tragjedinë e tmerrshme në diskotekën Puls në Koçan janë dërguar për shërim jashtë vendit. Ministri i jashtëm Timço Mucunski shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të homologëve nga rajoni.

“Deri tani gjithsej 51 qytetarë maqedonas janë dërguar për shërim në këto vende: 9 pacientë në Republikën e Turqisë, 14 në Republikën e Bullgarisë, 4 pacientë në Republikën e Greqisë, 17 pacientë në Republikën e Serbisë, 4 në Lituani, janë dërguar me avion të siguruar nga Romania, tani për tani 2 pacientë janë në Hungari”, tha Timço Mucunski.

Paralajmëroi se sot do të dërgohen 6 pacientë në Austri, 4 në Slloveni, 4 në Kroaci, edhe 4 në Norvegji dhe Hungari. Për ndihmë mjekësore në vend arriti ekip mjekësor nga Çekia ndërsa pritet edhe ekip mjekësor nga Izraeli dhe Beogradi.

BE iu përgjigj kërkesës së vendit tonë për aktivizimin e Mekanizmit për mbrojtje civile prej ku pritet ndihmë shtesë.

“Ne menjëherë reaguam dhe ofruam të evakuojmë pacientë me djegie të rënda. Nëntë vende europiane – Kroacia, Greqia, Romania, Sllovenia, Suedia, Lituania, Luksemburgu, Hungaria dhe Norvegjia menjëherë ofruan ndihmë ndërsa mund të pritet edhe ndihmë shtesë”, tha Eva Hërnçirova.

Ekipet mjekësore në disa spitale në Serbi, Bullgari, Greqi, Turqi, Lituani, Hungari bëjnë gjithçka që është në dorë të tyre që këta të rinj të mbijetojnë dhe të kalojnë me më pak pasoja. Informacionet nga institucionet shëndetësore të këtyre vendeve tregojnë se gjendja e tyre shëndetësore është serioze.

Djegie në mbi 28% të trupit, simptoma të dëmtimit për shkak të gazrave helmues që krijohen gjatë zjarrit. Disa kanë djegie në traktin e sipërm respirator për shkak të thithjes së ajrit të ngrohtë. Lëndimet janë klasifikuar si lëndime serioze dhe vdekjeprurëse.

Në çdo vend ku janë dërguar pacientë, MPJ ka caktuar nga një person për kontakt 24 orë për prindërit dhe pacientët, lista e kontakteve është publikuar në faqen e Ministrisë. Mucunski tha se do t’i propozojë qeverisë së shteti përmes Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta t’i mbulojë shpenzimet për udhëtim dhe qëndrim të anëtarëve të familjeve të pacientëve nga Maqedonia.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker