50 euro që të dilte nga Shqipëria, 40-vjeçari tenton të korruptojë policin në Portin e Vlorës

Një 40-vjeçar ka tentuar të korruptojë një polic në Portin e Vlorës.

Ai i ka ofruar 50 euro, në mënyrë që të dilte nga Shqipëria me dokumentacione të parregullta.

Si pasojë, burri banues në Lushnjë po procedohet penalisht.

Njoftimi i Policisë:

Port Vlorë/Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 40 vjeç, banues në Lushnjë.

40-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në PKK Port Vlorë, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (me dokumentacion të parregullt).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lajmet 50 euro që të dilte nga Shqipëria, 40-vjeçari tenton të korruptojë policin në Portin e Vlorës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>