48-vjeçarja mbijeton me 1 shishe verë për 5 ditë në mes të pyjeve

Një grua 48-vjeçare ka mbijetuar për 5 ditë e bllokuar në pyjet e Australisë duke ngrënë lëpirëse dhe duke pirë një shishe verë.

Lillian Ip ishte nisur për një udhëtim të shkurtër të shtunën duke kaluar në pyjet e dendura të shtetit të Victoria-s. Por, për fat të keq ajo mori një kthesë të gabuar dhe automjeti i saj ngeci në baltë.

LEXO EDHE KETE

Ushtari bie përtokë pa ndjenja gjatë kurorëzimit të Charles

Edhe pse ajo vetë nuk pi alkool, gruaja kishte në makinë vetëm një shishe verë që e kishte blerë për ta bërë dhuratë. Pas pesë netësh në pyje, ajo u zbulua nga shërbimet e urgjencës të premten.

“Gjëja e parë që më vinte në mendje ishte ujë dhe cigare,” tha ajo për mediat pasi u shpëtua. “Shyqyr Zotit që një police kishte cigare.”

Lillian tregoi se ditën e fundit ishte gati të dorëzohej dhe filloi të mendonte se kishte prekur fundin.

Pasi humbi shpresat për t’u gjetur e gjallë, ajo shkroi një letër për familjen me atë së cilës u thoshte se i donte. Lillian Ip u gjet 60km nga qyteti më i afër dhe për shkak të shëndetit të rënduar nuk mund të ecte./Rahoveci.info.info/

Lajmet 48-vjeçarja mbijeton me 1 shishe verë për 5 ditë në mes të pyjeve >> BotaPress.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!