46 vjet të jetës u kujdes për të tjerët, Elhame rrëfen tani për jetën e saj në shtëpinë e të moshuarve
Elhame Rrustemi 46 vjet të jetës së saj ia dedikoi punën e saj të tjerëve, si motër medicinale në Drenas. E në një rrëfim për RTV21 ajo tregon për jetën e saj në Shtëpinë e të Moshuarve në Skënderaj.
Ajo ka kujtuar kohën kur punonte si motër e gjeneratës së parë në Drenas qysh nga viti 1964.
Elhamja tregoi pse vendoi të shkojë në Shtëpinë e të Moshuarve.
“Burri më vdiq, gati 20 vjet i ka që më ka vdek burri, fëmijë s’kemi pasur dhe mbeta vetëm, derisa isha më e fortë rrijsha…familjen e kam të vogël i kam dy vëllëzër …kur ke sëmundja e Covid u shpërndanë kojshia krejt mbeta vetëm dhe vendosa me ardhë këtu.”, rrëfeu Elhamdja.
Jo tregoi se fillimisht u mërzit por më vonë u adaptua.
Për më shumë ndiqeni videon në vijim./21Media