385 qytetarë të prekur nga rriqrat në Malishevë

385 persona janë pickuar nga rriqrat në Malishevë, sipas raportit pesëmujor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi për media, ku mes të tjerash thuhet se asnjë nga të pickuarit nuk është i hospitalizuar.

Sipas Komunës, meritë e menaxhimit të mirë të situatës është puna e ekipeve mjekësore, si dhe sektorëve të bujqësisë dhe emergjencave.

“Një menaxhim i mirë u përkushtohet punës dhe ekipeve mjekësore, të cilët mbajtën ligjërata të drejtpërdrejta me nxënës të shkollave dhe kjo pa dyshim ka ndikuar në informimin e tyre. Po ashtu angazhim në këtë drejtim kanë dhënë edhe sektorët e bujqësisë dhe të emergjencave, të cilët dolën në terrene fushore, ku bënë spërkatjen e hapësirave publike. Këta janë faktorë që mbrojtën banorët që punojnë në fusha nga pickimet e rriqrave. Këshilla profesionale nga anëtarët e komitetit është se situata me ethet hemorragjike nga rriqrat nuk është tejkaluar tërësisht, prandaj edhe kërkohet përkujdesje nga të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave të mbrojtjes nga rriqrat, sidomos në këta muajt e vapës dhe punës në fusha”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajmet 385 qytetarë të prekur nga rriqrat në Malishevë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>