35-vjeçarja në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës, burri dhe fëmijët e gjejnë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë rreth orës 19:00, pasi një grua dyshohej se ka konsumuar preparate kimike për higjienë dhe është në rrezik për jetën.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e 35-vjeçares është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklaratën e bashkëshortit të viktimës. Sipas tij, kur është kthyer në shtëpi bashkë me fëmijët, kanë gjetur viktimën në gjendje të rëndë pasi dyshohej se kishte konsumuar domestos.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!