30-vjeçari në Shkodër e ther zyrtarin policor derisa ishte duke e arrestuar për dhunë në familje
Një 30-vjeçar është arrestuar mbrëmë nga policia e Shkodrës.
Rreth orës 20:15, Patrulla e Përgjithshme shkoi në lagjen “Guerile”, pas njoftimit për një rast dhune në familje.
Por, në momentin që efektivët e Policisë shkuan te banesa e shtetasit P. I, 30 vjeç, (me precedent kriminal), ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.
Në mbështetje të efektivëve ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar shtetasin P. I, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme.
Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./vizionplus.tv