28 vjeçari thotë se është rrahur nga policia, pasi MPB nuk ia dokumentoi rastin

Tani e tre ditë, gjurmët e gjakut akoma mbeten në rrugën sapo hynë në Shuto Orizare të Shkupit. Gjatë një aksioni policor në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, një 28 vjeçar u gjend në kohën dhe vendin e gabuar.

I dëmtuari A.M. thotë se nga zhurmat e dëgjuara ka dal të shoh se çfarë po ndodh në mëhallën e tij. Sipas tij, është kapur nga dy policë të uniformuar me maska dhe një polic civil, të cilët, thotë se e kanë rrahur brutalisht dhe pastaj i kanë thënë të kthehet në shtëpi.

“Ata më thonë shtriu për toke, unë shtrihem dhe i ngriti duart. Njëri ma vendosi këmbën në qafë, mi mbajnë duart dhe fillojnë të më sulmojnë në kokë ata dy me maska. Iu thash unë këtu banoj, këtu e kam shtëpinë. Kur më ka ngritur ia kam fytyrën atij civilit dhe më thanë shko në shtëpi pastaj vjen policia. Iu thash si të shkoj se jam krejt gjak! Ata ecën andej në mëhallën përballë në krahun tjetër ku ishte aksioni policor”, tha për TV21, A.M – denocues.

Nëna e tij tregon për TV21 se si ka vrapuar pas djalit ta shpëtoj nga duart e policisë. Ajo thotë se nuk është lejuar as ndihma shpejtë të vijë. Pas një orë nga rrahja, nëna H.I. thotë se autoambulanca nuk i ka shkruar raport që është rrahur nga persona zyrtar, siç është bërë deklarimi. Ajo thotë se të nesërmen rastin e kanë paraqitur në Stacionin Policorë të Butelit, por nga atje nuk kanë marr raport policor për të dokumentuar rastin.

“Më bëjnë zonjë dërgoje vet në spital! Unë i them si ta dërgoj në ambulantë kur krejt rruga është me policë. A të shkojmë sërish të na rrahin? Ta dërgoj djalin në zjarr! I them ma thërrisni ndihmën e shpejtë se djali ka gjakderdhje. Tu afru ia pash kapelen që e kanë rrah, duke u afruar ia pash edhe gjakun në tokë dhe e kuptova duhet të kemi fakte që të vërtetojmë. Këto raste që janë nëpër gjykata e polici duhet të kemi shumë fakte për t’i dëshmuar, sepse ndonjëherë dinë edhe t’i fshehin”, u shpreh për TV21, nëna e të dëmtuarit.

Kërkuam përgjigje edhe nga Ministria Brendshme. Rasti nuk është dokumentuar në buletinin e policisë, për rrahjen e personit A.M. Por në kumtesën e MPB-së thuhet se aksioni i zhvilluar më datë 18-19 Janar në 21 lokacione të Shkupit dhe Gjevgjelisë, për dyshimet të trafikimit të drogës në bandën e Rade Trajkovski – Shteklit janë kontrolluar 16 persona. Por ky aksion nuk është i ndërlidhur fare me personin në fjalë.

Familjarët kërkojnë drejtësi duke u zotuar se do të padisin MPB për përdorim të dhunës së tepruar pa asnjë dyshim apo faj ndaj djalit të tyre 28 vjeç, i cili thotë se po vuan pasojat shëndetësore.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker