25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia për pesë vjet

Për pesë vjet, 25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia.

Rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2022. Ky numër është pak më i ulët se një vit me herët. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore e lirimit nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së, ku kanë migruar shumë kosovarë.

Kërkesat e kosovarëve për lirim nga shtetësia kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari e deri më 19 dhjetor, numri i atyre që kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare është pak më i ulët se ai i periudhës së njëjtë të vitit 2021.

Zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi, tregon për Radio Kosovën numrin e qytetarëve që për arsye të ndryshme hoqën dorë nga shtetësia.

“Që nga 1 janari e deri më 19 dhjetor 2022 nga shtetësia e Kosovës, janë liruar 4 mijë e 708 persona”, thotë Fetoshi për radio Kosovën. “Prej tyre 2 mijë e 346 meshkuj dhe 2 mijë e 362 femra”. Sipas saj, gjatë periudhës së njëjtë gjatë vitit 2021, nga shtetësia janë liruar 4 mijë e 787 persona.

Zëdhënësja Fetoshi, tutje shpjegon arsyet kryesore që i shtyjnë kosovarët të heqin dorë nga shtetësia. Këmbëngulës

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, është pasi shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë përfshirë edhe disa shtete që nuk janë pjesë e BE-së”, thotë Fetoshi.

“Duke pasur parasysh që një numër i madh i shtetasve tanë jetojnë tashmë me vite në këto shtete e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimit të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme nëse dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi”.

Ajo shpjegon se arsyeja kryesore është ndalimi i mbajtjes së dy shtetësisë nga shumë vende.

Gjatë vitit 2022, ka pasur edhe një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kanë fituar shtetësinë e Kosovës, tregon tuje Fetoshi.

“Gjatë periudhës nga 1 janari deri më tani shtetësinë e Republikës së Kosovës e kanë fituar 574 persona”, tha zëdhënësja e MPB-së.

Ndërkohë, sipas të dhënave të MPB-së, nga 2017-ta e deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë rreth 25 mijë veta.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!