NACIONALE

PDK-ja i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe ushtrueses së setyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes Vjosa Osmani dhe se përfaqësimi i PDK-së me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.
Në letrën e PDK-së gjithashtu theksohet rëndësia e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, sipas së cilës PDK-ja ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ, si edhe ruajtja e parimeve të barazisë dhe balancës mes subjekteve politike.
Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK-ja argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional.

Kjo është kërkesa e plotë e PDK-së, drejtuar u.d. së presidentes Albulena Haxhiu:

The post PDK-ja i dërgon letër zyrtare Albulena Haxhiut për anëtarin e dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve appeared first on RahoveciINFO.

Related Articles

Back to top button
error: Nuk Bën !!