NACIONALE

Osmani viziton familjen Bajrami në Prizren: thekson rëndësinë e familjes dhe vlerave shoqërore

Ish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme është pritur në familjen e Ahmed dhe Kimete Bajramit në Prizren

Në një postim publik, Osmani e ka përshkruar familjen Bajrami si një shembull të vlerave, punës së ndershme dhe mikpritjes.

“Bashkë me fëmijët e tyre dhe familjarë të tjerë, kaluam momente të bukura dhe plot ngrohtësi në Prizren,” ka shkruar ajo.

Osmani ka theksuar gjithashtu rolin qendror të familjes në shoqëri, duke e cilësuar atë si vlerën më të madhe që mban njerëzit bashkë dhe forcon lidhjet shoqërore.

Postimi i Plotë:

Gjatë ditës së djeshme u mirëpritëm edhe në familjen e mrekullueshme të Ahmed e Kimete Bajramit – një familje shembull i vlerave, punës së ndershme dhe mikpritjes.

Bashkë me fëmijët e tyre dhe familjare të tjerë, kaluam momente të bukura, e plot ngrohtësi në Prizren.

Familja është vlera më e madhe, forca që na mban bashkë dhe dashuria që na rrit çdo ditë.

The post Osmani viziton familjen Bajrami në Prizren: thekson rëndësinë e familjes dhe vlerave shoqërore appeared first on RahoveciINFO.

Related Articles

Back to top button
error: Nuk Bën !!