SPORTI

Kosova publikon listën e të ftuarve për raundin paraeliminues në Botërorin e futsallit

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e të ftuarve për raundin paraeliminues të Kampionatit Botëror në Futsall, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjet për këtë kompeticion madhor.

Dardanët do të përballen në tri ndeshje tejet të rëndësishme brenda një periudhe të shkurtër prej vetëm tre ditësh, ku do të ballafaqohen me Gjibraltarin, Austrinë dhe Malin e Zi, sfida që pritet të jenë vendimtare për ecurinë e ekipit.

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka përpiluar listën me 14 lojtarë, të cilët janë përzgjedhur për të përfaqësuar vendin dhe për të dhënë maksimumin në këto përballje, me synimin për të shkruar histori për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

The post Kosova publikon listën e të ftuarve për raundin paraeliminues në Botërorin e futsallit appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: Nuk Bën !!