NACIONALE

Presidentja Osmani: Kosovë–EBA, kapituj të rinj bashkëpunimi në kulturë dhe art

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një pasdite të veçantë në shoqërinë e grave lidere, nën nikoqirjen e Lartmadhërisë së Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Në këtë takim u theksua se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shkojnë përtej miqësisë tradicionale, duke ofruar hapësirë konkrete për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në fushat e kulturës, krijimtarisë, artit dhe inovacionit.

Presidentja Osmani vlerësoi rolin e rëndësishëm të grave lidere në forcimin e dialogut ndërkulturor dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve, duke theksuar se këto partneritete kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëkuptim të ndërsjellë. 🇽🇰🇦🇪

The post Presidentja Osmani: Kosovë–EBA, kapituj të rinj bashkëpunimi në kulturë dhe art appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!