Shoqata Humanitare Bereqeti – Dega Rahovec ndihmon familjet në nevojë me pako ushqimore

Shoqata Humanitare Bereqeti – Dega Rahovec ka realizuar një aktivitet humanitar në Komunën e Rahovecit, duke shpërndarë 30 pako ushqimore për familjet në nevojë. Vlera e secilës pako ushqimore ishte 80 euro.
Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e familjeve që përballen me vështirësi ekonomike, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave bazë dhe duke dëshmuar solidaritet dhe përkujdesje sociale.
Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Shoqata Humanitare Bereqeti – Dega Rahovec kanë shprehur falënderim dhe mirënjohje për Emel Market, për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti humanitar.
Shoqata Humanitare Bereqeti thekson se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me synimin për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë në Komunën e Rahovecit.



