Komuna e Rahovecit përmbyll raportin për vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka njoftuar se është përmbyllur raporti përfundimtar i regjistrimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut që kanë përfshirë territorin e komunës gjatë periudhës 5–7 janar 2026.Raporti është hartuar nga komisioni komunal në bashkëpunim me pesë nënkomisione të angazhuara në terren, të cilat kanë realizuar procesin e evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Sipas njoftimit, raporti përfundimtar do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal të Rahovecit, e cila pritet të mbahet më 26 janar 2026.Kryetari Latifi ka shprehur falënderimet e tij për anëtarët e komisioneve dhe të gjithë të angazhuarit në këtë proces, për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në funksion të interesit publik dhe shërbimit ndaj qytetarëve.



