RAHOVECI

Tensione dhe pakënaqësi brenda PDK-së pas emërimit të ri në Drejtorinë e Bujqësisë

Partia Demokratike e Kosovës po përballet me reagime të brendshme pas emërimit të Behar Thaçit në pozitën e drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim ka ngjallur debat, pasi vjen vetëm disa ditë pasi Avni Thaçi nga Kramoviku kishte deklaruar se kjo drejtori i ishte premtuar atij nga Edon Cana.Deklarata e Avni Thaçit kishte ngritur pritshmëri dhe kishte lënë të kuptohej për marrëveshje të brendshme, të cilat tani duket se nuk janë respektuar. Emërimi i Behar Thaçit ka hapur diskutime rreth transparencës, komunikimit dhe vendimmarrjes brenda strukturave të PDK-së.Ende nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e partisë lidhur me këto pretendime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky zhvillim do të sjellë përçarje apo sqarime të reja brenda PDK-së.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!