SPORT

Roberto Bakaj fantastik, vazhdon rekordin pozitiv – E mposht boksierin kolumbian

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur boksierin kolumbian Brayan Santander në një përballje të zhvilluar në “BBC Arena” në Zvicër.

Me këtë triumf, Bakaj konfirmon formën e shkëlqyer dhe ruan një rekord perfekt që flet vetë: 16 meçe, 16 fitore, shkruan Indeksonline

Në një atmosferë të zjarrtë dhe përballë një kundërshtari të fortë, Bakaj u shfaq i përqendruar, i disiplinuar dhe dominues në ring. Që nga raundet e para, boksieri shqiptar tregoi qartësisht superioritetin e tij teknik dhe fizik, duke kontrolluar ritmin e ndeshjes dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për të reaguar.

The post Roberto Bakaj fantastik, vazhdon rekordin pozitiv – E mposht boksierin kolumbian appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!