RAHOVECI
Aksident trafiku në rrugën Rahovec–Fortes

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në rrugën Rahovec–Fortes, konkretisht te rrethi pranë OSA Termosistem. Sipas informacioneve fillestare, një veturë Golf 7 është rrotulluar si pasojë e aksidentit.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat kanë intervenuar menjëherë dhe janë marrë me rastin si dhe rregullimin e trafikut. Deri tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.🔄 Detaje tjera pritet të publikohen së shpejti.



