RAHOVECI

THIRRET MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL TË RAHOVECIT

Kuvendi Komunal i Rahovecit njofton se mbledhja e parë e rregullt për vitin kalendarik 2026, njëkohësisht mbledhja e parë (1) e legjislaturës 2025–2029, do të mbahet:

Data: 26 janar 2026 (e hënë)
Ora: 10:00
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal – Rahovec

Rend dite i propozuar:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Dhënia e betimit të kuvendares znj. Florida Bajraktari dhe kuvendarit z. Behlul Krasniqi;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Komitetit për Komunitete;
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB);
  6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për inicimin e procedurave për themelimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe;
  7. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës – “Park Hotel Plaza”;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokali “Parku i Qytetit”;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarit të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara;
  10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për pagesën e mëditjeve të anëtarëve të komisioneve të themeluara nga Kuvendi Komunal;
  11. Shqyrtimi i raportit të punës së ekzekutivit (kryetarit) për vitin 2025;
  12. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën janar – dhjetor 2025;
  13. Pyetje, përgjigje dhe diskutime të kuvendarëve.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!