Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, po merr pjesë në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi (GFFA), i cili po mbahet në Berlin dhe përfaqëson një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore.
Përgjatë tri ditëve të punimeve të forumit, ministri në detyrë Demelezi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në këtë ngjarje të nivelit të lartë, ku po diskutohen sfidat globale të bujqësisë, zhvillimi i qëndrueshëm, siguria ushqimore dhe politikat bujqësore në kontekst ndërkombëtar.
Gjatë forumit, delegacioni i Kosovës do të prezantojë të arriturat e vendit në sektorin e bujqësisë, si dhe sfidat me të cilat përballet vendi në këtë fushë.
Forumi Global për Ushqim dhe Bujqësi shërben gjithashtu si një platformë e rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit bujqësor.
The post Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin appeared first on KosovaNews.



