EKONOMI & BUJQËSI
KEK-u thonë se po operojnë me 5 njësi: Energjia po prodhohet me kapacitete maksimale operative
Korporata Energjetike e Kosovës njoftuar se aktualisht po operon njëkohësisht me pesë njësi prodhuese të energjisë elektrike, duke siguruar prodhim me kapacitete maksimale operative dhe stabilitet të plotë të sistemit elektroenergjetik.
Sipas njoftimit, KEK po prodhon mbi 20,000 MWh energji elektrike në ditë, në përputhje me parametrat teknikë dhe kapacitetet reale të njësive ekzistuese. Zakonisht, korporata operon me katër njësi prodhuese, ndërsa gjatë periudhave me temperatura të ulëta është angazhuar maksimalisht për të vënë në funksion edhe njësinë e pestë, raporton lajmi.net
KEK bën të ditur se ka arritur të operojë me pesë njësi prodhuese për nëntë ditë që nga 19 dhjetori 2025, përmes ndërhyrjeve të shkurtra operative, si dhe për shtatë ditë gjatë muajit janar 2026, përfshirë edhe ditën e sotme, me vazhdimësi operimi.

The post KEK-u thonë se po operojnë me 5 njësi: Energjia po prodhohet me kapacitete maksimale operative appeared first on KosovaNews.



