RAHOVECI
Apel nga Drejtoria e Shërbimeve Publike: Punime në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut” në Rahovec

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec njofton qytetarët se nesër, nga orët e hershme të mëngjesit, do të fillojnë punimet në rrugën “Dëshmorët e Pashtrikut”.Këto punime janë të përkohshme dhe kanë për qëllim sanimin e rrugës deri në momentin që ajo do të shtrohet me asfalt gjatë këtij viti.Lusim të gjithë qytetarët që gjatë kohës së realizimit të punimeve të përdorin rrugë alternative për të shmangur vështirësitë në lëvizje.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!



