NACIONALE

Rexhepi falënderon diasporën për rolin e saj historik në ruajtjen e frymës kombëtare

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Fahrush Rexhepi, me numër 65 në listë, ka vlerësuar lart kontributin e diasporës shqiptare ndër vite, duke e cilësuar atë si shtyllë të rëndësishme të mbijetesës dhe qëndrueshmërisë kombëtare.

Në një postim të tij, Rexhepi ka theksuar se mërgata shqiptare ka qenë për dekada të tëra mbështetëse e pandalshme e popullit dhe e kombit shqiptar, duke mbajtur gjallë frymën atdhetare dhe lidhjen me vendlindjen.

Ai ka shprehur falënderime të veçanta për diasporën, duke nënvizuar rolin e saj të pazëvendësueshëm në momentet më të rëndësishme historike dhe në proceset zhvillimore të vendit.

The post Rexhepi falënderon diasporën për rolin e saj historik në ruajtjen e frymës kombëtare appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!