SPORT

Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, në formë jetësore

Dy yjet e Kosovës, Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, po kalojnë në një formë jetësore këtë sezon.

Dyshja e cila aktivizohen së bashku në nivel klubi te Hoffenheimi në Gjermani, kanë shkëlqyer këtë edicion me paraqitjet e tyre në Bundesliga, e po ashtu edhe me Kosovën në ciklin kualifikues të Botërorit.

Paraqitjet e tyre të mira javë pas jave tashmë kanë bërë që përveç rritjes së interesimit për transferimin e tyre, edhe vlera e kartonit të tyre të rritet ndjeshëm.

Sipas përditësimit të fundit nga Transfermarkt, vlera e kartonit të Asllanit është rritur për shtatë milionë euro.

Nga 18 milionë euro sa vlente paraprakisht sulmuesi dardan, ai tashmë vlen rreth 30 milionë euro.

Në anën tjetër Avdullahu nga 12 milionë euro sa vlente më herët, tashmë ka një çmim prej 17 milionë.

Asllani deri më tani këtë sezon ka zhvilluar 14 ndeshje në Bundesliga, duke arritur të shënojë gjashtë gola dhe të dhurojë dy asistime.

Avdullahu në anën tjetër ka po ashtu 14 ndeshje këtë sezon, që të gjitha nga minuta e parë dhe tashmë e ka vendosur veten si lider i pakontestueshëm në mesfushë.

Dyshja kosovare do të rikthehen sërish në aksion nesër (e shtunë), me Hoffenheimin që do të luajë në udhëtim ndaj Stuttgartit

The post Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu, në formë jetësore appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: Content is protected !!